Mausi YMS Quito vjen me senzor optik Sunplus 168A i cili mund të arrijë rezolucion deri në 2400 dpi (por që mund të zvogëlohet deri në 800 / 1 200 / 1 600 dpi), me frekuencë skenuese 125 Hz dhe shpejtësi 25 ips. Ky maus përdorë kabllo 1.25 m me lidhës (konektor) USB për t'u lidhur me kompjuterët, laptopët apo tabletë tuaj. Si pjesë përbërëse ka 4 butona me programim standard dhe dizajn të përshtatshtëm për djathtak dhe majtak. Dimenzionet e këtij mausi janë 102 x 59 x 36 mm dhe ka peshë prej 70 g.