MAX MTM4210FM është mbajtëse metalike e tavolinës për monitor me madhësi prej 13" deri në 32" në mënyrë që të lironi hapësirë sa më shumë mbi tavolinën tuaj. Aksesori mund të mbaj 2 monitora me madhësi maksimale në të njëjtën kohë. Aksesori ju mundëson të rrotulloni monitorin apo laptopin nga +/- 45 ° deri në +/- 180 ° në mënyrë që të përshtatet në çfarëdo këndi të shikimit, i mbështet standardet VESA 75 x 75 dhe 100 x 100 dhe vjen me madhësi prej 548 x 1006 x 356 mm.